عَنْ شَدَّادِ بْنِ أَوْسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«سَيِّدُ الِاسْتِغْفَارِ أَنْ تَقُولَ: اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لاَ إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ، وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ، أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ، وَأَبُوءُ لَكَ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي، فَإِنَّهُ لاَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ» قَالَ: «وَمَنْ قَالَهَا مِنَ النَّهَارِ مُوقِنًا بِهَا، فَمَاتَ مِنْ يَوْمِهِ قَبْلَ أَنْ يُمْسِيَ، فَهُوَ مِنْ أَهْلِ الجَنَّةِ، وَمَنْ قَالَهَا مِنَ اللَّيْلِ وَهُوَ مُوقِنٌ بِهَا، فَمَاتَ قَبْلَ أَنْ يُصْبِحَ، فَهُوَ مِنْ أَهْلِ الجَنَّةِ».
[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 6306]
المزيــد ...
Nga Sheddad ibn Eusi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Zotëria i istigfarit është të thuash: O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë e Tua, i pranoj mëkatet e mia, falmë mua, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje.'' Kush e thotë këtë gjatë ditës, duke qenë i bindur në të dhe vdes atë ditë para se të ngryset, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit. E kush e thotë këtë natën, duke qenë i bindur në të dhe vdes para se të gdhijë, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit".
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 6306]
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se istigfari (pendimi) ka versione të ndryshme dhe se versioni më i mirë dhe më madhështor është që njeriu të thotë: "O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që e kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë e Tua, i pranoj mëkatet e mia, falmë mua, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje'' Kësisoj, së pari njeriu pohon njëshmërinë e Allahut të Madhëruar dhe se Allahu është krijuesi i tij dhe i adhuruari i tij pa asnjë ortak. Dhe se ai i përmbahet besëlidhjes së tij me Allahun në lidhje me besimin dhe adhurimin e Tij, sa të ketë mundësi. Sepse sado adhurime të kryejë njeriu, ai nuk mundet t'i kryejë të gjitha adhurimet për të cilat e ka urdhëruar Allahu dhe as ta falënderojë siç duhet Allahun për dhuntitë që i ka falur. Dhe se ai duhet të strehohet tek Allahu dhe të kërkojë mbrojtjen e Tij, ngase vetëm Ai e mbron njeriun nga e keqja që ka bërë. I pohon dhuntitë që Ai ia ka falur i nënshtruar dhe i pranon mëkatet dhe gabimet që ka bërë duke fajësuar veten e tij. Pas këtij përgjërimi, ai i lutet Allahut që ta falë, duke ia mbuluar mëkatet dhe duke e shpëtuar atë nga e keqja e tyre me faljen, mirësinë dhe mëshirën e Tij, ngase vetëm Ai i fal mëkatet. Mandej, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se këto fjalë bëjnë pjesë te dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes. Kësisoj, ai që i thotë këto fjalë me bindje, besim dhe meditim mbi domethënien e tyre, në fillim të ditës, që është nga koha e lindjes së diellit e deri në perëndimin e tij, dhe vdes, hyn në xhenet. E ai që i thotë ato natën, që është nga koha e perëndimit të diellit e deri kur të agojë, nëse vdes para se të agojë, hyn në xhenet.