عَنْ عُبَادَةَ بْنِ الصَّامِتِ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَا صَلَاةَ لِمَنْ لَمْ يَقْرَأْ بِفَاتِحَةِ الكِتَابِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 756]
المزيــد ...

Nga Ubadeh ibën Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Nuk ka namaz ai që nuk këndon Hyrjen e Kuranit (suren el-fatiha)."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 756]

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se namazi nuk është i saktë pa këndimin e sures el-fatiha, ngaqë ajo është një ndër shtyllat e namazit në çdo rekat të tijin.

Mësime nga hadithi

  1. Nuk vlen këndimi i një surje tjetër në vend të fatihasë, kur personi është i aftë që ta këndojë fatihanë.
  2. Rekati në të cilin nuk është kënduar fatihaja nuk vlen, si për atë që e lë atë qëllimisht, ashtu dhe për atë që është i paditur dhe për atë që e lë nga harresa. Kjo, sepse fatihaja është një nga shtyllat e namazit dhe shtyllat e namazit nuk shfuqizohen në asnjë rast.
  3. Këndimi i fatihasë nuk është i detyrueshëm për xhematliun kur e kap imamin në ruku.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (54)