عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الخُدْرِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لاَ تَسُبُّوا أَصْحَابِي، فَلَوْ أَنَّ أَحَدَكُمْ أَنْفَقَ مِثْلَ أُحُدٍ ذَهَبًا مَا بَلَغَ مُدَّ أَحَدِهِمْ، وَلاَ نَصِيفَهُ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 3673]
المزيــد ...

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos i shani shokët e mi, sepse, edhe nëse ndonjëri prej jush dhuron ar sa mali Uhud, (vlera e tij), nuk arrin as sa grushtet e tyre (që ata kanë dhuruar), madje as sa gjysma e kësaj.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 3673]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi që të shahen sahabët, veçanërisht besimtarët e parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve. Gjithashtu tregoi se, nëse ndonjë njeri dhuron ar sa mali Uhud, shpërblimi i tij për këtë nuk do ta arrinte shpërblimin e asaj që dhuroi ndonjëri prej sahabëve prej ushqimit, qoftë dy grushte, qoftë gjysma e kësaj. Kjo është për shkak të sinqeritetit të tyre të madh, qëllimit të tyre të çiltër dhe se shpenzuan e luftuan para Çlirimit të Mekës, ku nevoja për këtë ishte e madhe.

Mësime nga hadithi

  1. Sharja e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) është haram dhe prej mëkateve të mëdha.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Indonezisht Më shumë (49)