1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Vini re! Kjo botë është e mallkuar dhe çdo gjë që është në të është e mallkuar, përveç përmendjes së Allahut, asaj që është në përputhje me të, dijetarit dhe kërkuesit të dijes.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضيَ اللهُ عنهُ سمعتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يقولُ:
«أَلاَ إِنَّ الدُّنْيَا مَلْعُونَةٌ، مَلْعُونٌ مَا فِيهَا، إِلاَّ ذِكْرُ اللهِ وَمَا وَالاَهُ وَعَالِمٌ أَوْ مُتَعَلِّمٌ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
“Vini re! Kjo botë është e mallkuar dhe çdo gjë që është në të është e mallkuar, përveç përmendjes së Allahut, asaj që është në përputhje me të, dijetarit dhe kërkuesit të dijes.”

Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe Suneni i Tirmidhiut - 2322

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kjo botë dhe gjithçka që gjendet në të janë të urryera tek Allahu, të qortuara, të braktisura dhe të larguara nga mëshira e Tij. Edhe gjithçka që ndodhet në të është e braktisur dhe nuk meriton lavdërim, sepse kjo botë dhe çfarë ka në të e largojnë njeriun nga Allahu i Lartësuar dhe e shpërqendrojnë prej Tij. Përjashtim bën përmendja e Allahut dhe çdo gjë që është në përputhje me të dhe i ngjan asaj, të cilën Allahu e do, si edhe dijetari i thelluar në dijen fetare që ua mëson atë njerëzve, ose kërkuesi i kësaj dijeje.

Mësime nga hadithi

  1. Nuk lejohet të mallkohet bota në mënyrë të pakushtëzuar, sepse ka hadithe që e ndalojnë këtë. Megjithatë, lejohet të mallkohen ato aspekte të kësaj bote që e largojnë njeriun nga Allahu i Lartësuar dhe e shpërqendrojnë nga bindja ndaj Tij.
  2. Çdo gjë në këtë botë është vetëm lojë dhe argëtim, përveç përmendjes së Allahut dhe asaj që është shkak ose ndihmë për të.
  3. Ky hadith sqaron vlerën e dijes, të dijetarëve dhe të kërkuesve të dijes.
  4. Ibn Tejmija ka thënë: “Ajo që është e qortuar nga kjo botë është çdo gjë e ndaluar, në çfarëdo forme qoftë, ose e lejuara kur merret për shtim pasurie dhe mburrje, ose fitohet për mburrje dhe polemikë. Këto janë gjëra të urryera për mendarët.”

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية