عَن أبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ:
كُنَّا قُعُودًا حَوْلَ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، مَعَنَا أَبُو بَكْرٍ، وَعُمَرُ فِي نَفَرٍ، فَقَامَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مِنْ بَيْنِ أَظْهُرِنَا، فَأَبْطَأَ عَلَيْنَا، وَخَشِينَا أَنْ يُقْتَطَعَ دُونَنَا، وَفَزِعْنَا، فَقُمْنَا، فَكُنْتُ أَوَّلَ مَنْ فَزِعَ، فَخَرَجْتُ أَبْتَغِي رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَتَّى أَتَيْتُ حَائِطًا لِلْأَنْصَارِ لِبَنِي النَّجَّارِ، فَدُرْتُ بِهِ هَلْ أَجِدُ لَهُ بَابًا؟ فَلَمْ أَجِدْ، فَإِذَا رَبِيعٌ يَدْخُلُ فِي جَوْفِ حَائِطٍ مِنْ بِئْرٍ خَارِجَةٍ - وَالرَّبِيعُ الْجَدْوَلُ - فَاحْتَفَزْتُ، فَدَخَلْتُ عَلَى رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: «أَبُو هُرَيْرَةَ» فَقُلْتُ: نَعَمْ يَا رَسُولَ اللهِ، قَالَ: «مَا شَأْنُكَ؟» قُلْتُ: كُنْتَ بَيْنَ أَظْهُرِنَا، فَقُمْتَ فَأَبْطَأْتَ عَلَيْنَا، فَخَشِينَا أَنْ تُقْتَطَعَ دُونَنَا، فَفَزِعْنَا، فَكُنْتُ أَوَّلَ مَنْ فَزِعَ، فَأَتَيْتُ هَذَا الْحَائِطَ، فَاحْتَفَزْتُ كَمَا يَحْتَفِزُ الثَّعْلَبُ، وَهَؤُلَاءِ النَّاسُ وَرَائِي، فَقَالَ: «يَا أَبَا هُرَيْرَةَ» وَأَعْطَانِي نَعْلَيْهِ، قَالَ: «اذْهَبْ بِنَعْلَيَّ هَاتَيْنِ، فَمَنْ لَقِيتَ مِنْ وَرَاءِ هَذَا الْحَائِطَ يَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ مُسْتَيْقِنًا بِهَا قَلْبُهُ، فَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ»، فَكَانَ أَوَّلَ مَنْ لَقِيتُ عُمَرُ، فَقَالَ: مَا هَاتَانِ النَّعْلَانِ يَا أَبَا هُرَيْرَةَ؟ فَقُلْتُ: هَاتَانِ نَعْلَا رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، بَعَثَنِي بِهِمَا مَنْ لَقِيتُ يَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ مُسْتَيْقِنًا بِهَا قَلْبُهُ، بَشَّرْتُهُ بِالْجَنَّةِ، فَضَرَبَ عُمَرُ بِيَدِهِ بَيْنَ ثَدْيَيَّ فَخَرَرْتُ لِاسْتِي، فَقَالَ: ارْجِعْ يَا أَبَا هُرَيْرَةَ، فَرَجَعْتُ إِلَى رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَأَجْهَشْتُ بُكَاءً، وَرَكِبَنِي عُمَرُ، فَإِذَا هُوَ عَلَى أَثَرِي، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «مَا لَكَ يَا أَبَا هُرَيْرَةَ؟» قُلْتُ: لَقِيتُ عُمَرَ، فَأَخْبَرْتُهُ بِالَّذِي بَعَثْتَنِي بِهِ، فَضَرَبَ بَيْنَ ثَدْيَيَّ ضَرْبَةً خَرَرْتُ لِاسْتِي، قَالَ: ارْجِعْ، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «يَا عُمَرُ، مَا حَمَلَكَ عَلَى مَا فَعَلْتَ؟» قَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ، بِأَبِي أَنْتَ، وَأُمِّي، أَبَعَثْتَ أَبَا هُرَيْرَةَ بِنَعْلَيْكَ، مَنْ لَقِيَ يَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ مُسْتَيْقِنًا بِهَا قَلْبُهُ بَشَّرَهُ بِالْجَنَّةِ؟ قَالَ: «نَعَمْ»، قَالَ: فَلَا تَفْعَلْ، فَإِنِّي أَخْشَى أَنْ يَتَّكِلَ النَّاسُ عَلَيْهَا، فَخَلِّهِمْ يَعْمَلُونَ، قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «فَخَلِّهِمْ».
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 31]
المزيــد ...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Një grup njerëzish ishim mbledhur dhe po rrinim përreth të Dërguarit të Allahut ﷺ. Në mesin tonë ishin edhe Ebu Bekri dhe Omeri. I Dërguari i Allahut ﷺ u largua për disa çaste dhe, kur ndjemë se u vonua, filluam të frikësoheshim mos ndokush ia kishte prerë rrugën, andaj dolëm ta kërkonim. Unë qeshë i pari që u frikësova për të dhe dola ta kërkoja. Arrita te një kopsht i ensarëve të fisit Benu Nexhar, të cilit iu solla rreth e përqark duke kërkuar ndonjë portë, por nuk gjeta. Sakaq, vërejta një përrua që rridhte për në kopsht përmes një vrime në murin rrethues, kështu që u përbirova në të sikurse dhelpra dhe shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e ai më tha: - “Ebu Hurejre!” - Po, o i Dërguari i Allahut! - iu përgjigja. - “Ç'është puna jote?” - Po rrije me ne, pastaj u largove dhe u vonove shumë, andaj u frikësuam mos ndokush ta ka prerë rrugën. Unë qeshë i pari që u frikësova, kështu që dola dhe erdha te ky kopsht, ku u përbirova sikurse dhelpra. Ja, edhe të tjerët janë mrapa meje, - i thashë. - “O Ebu Hurejre!”, - m'i dha nallanet e veta dhe vazhdoi: “Merri këto nallane e shko dhe, këdo që takon mbrapa këtij kopshti, që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut me zemër plotësisht të bindur në këtë, përgëzoje me Xhenet.” I pari që e takova qe Omeri, i cili më pyeti: - Ç'janë këto nallane, o Ebu Hurejre? - Janë nallanet e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili më dërgoi me to që, këdo që takoj, i cili dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, me zemër plotësisht të bindur në këtë, ta përgëzoj me Xhenet, - i thashë. Omeri më goditi me dorë në gjoks dhe, si pasojë, rashë ulur në tokë. Më tha: “Kthehu, o Ebu Hurejre!” Prandaj, u ktheva sërish tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Aty sytë m'u mbushën me lot, ndërsa Omeri më ishte vënë mbrapa. - “Çfarë ke, o Ebu Hurejre?” - më pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Rrugës e takova Omerin dhe i tregova për atë që më porosite, por ai më goditi në gjoks aq fort sa më rrëzoi përtokë dhe më tha: “Kthehu!” - iu përgjigja. - “O Omer, çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, flijofsha babë e nënë për ty, a ti e ke dërguar Ebu Hurejrën me nallanet e tua që këdo që takon, që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut me zemër plotësisht të bindur në këtë, ta përgëzojë me Xhenet? - “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Mos e bëj, se kam frikë se njerëzit do të mbështeten në këtë (të mjaftohen me këtë e t'i lënë punët e mira). Lëri të punojnë vetë. - “Lëri, pra!”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
[Sahih] - [Transmeton Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 31]
Profeti ﷺ ishte ulur me një grup prej shokëve të tij, ndër të cilët ishin edhe Ebu Bekri dhe Omeri. Pastaj u ngrit dhe u largua, por u vonua. Ata u frikësuan se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe nga ndonjë armik, qoftë duke e zënë rob apo në ndonjë mënyrë tjetër. Shokët e Profetit ﷺ u ngritën të tmerruar e të frikësuar dhe i pari që veproi ishte Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai shkoi te një kopsht që i përkiste fisit benu Nexhar dhe nisi të kërkonte përreth, duke shpresuar të gjente ndonjë portë të hapur, por nuk gjeti asnjë. Megjithatë, gjeti një vrimë të vogël në mur, nga e cila kalonte uji. U përbirua nëpër të dhe hyri brenda, ku e gjeti Profetin ﷺ. Ai i tha: "A je ti Ebu Hurejra?" - Po, - tha ai. Profeti ﷺ e pyeti: "Ç'është puna jote?" Ebu Hurejra tha: "Ti ishe me ne, pastaj u largove dhe u vonove. Ne u frikësuam se mos të kishte ndodhur diçka dhe u trembëm. Unë qeshë i pari që dola të të kërkoja. Erdha te ky kopsht dhe u përbirova në të siç përbirohet dhelpra. Të tjerët janë pas meje." Atëherë Profeti ﷺ ia dha nallanet e tij si shenjë dhe dëshmi të vërtetësisë së tij dhe i tha: "Merri këto dy nallane të miat dhe shko. Këdo që takon përtej këtij kopshti, i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, me zemër plotësisht të bindur për këtë, përgëzoje me Xhenet." Njeriu i parë që takoi ishte Omeri, i cili e pyeti: "Ç'janë këto dy nallane, o Ebu Hurejre?" Ai u përgjigj: "Janë nallanet e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ai më dërgoi me to që ta përgëzoj me Xhenet këdo që takoj e që dëshmon se nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, me zemër plotësisht të bindur për këtë." Atëherë Omeri e goditi Ebu Hurejrën në gjoks, sa e rrëzoi për tokë, dhe i tha: "Kthehu, o Ebu Hurejre!" Kështu, u ktheva te Profeti ﷺ, i shqetësuar, me fytyrën e ndryshuar dhe gati duke qarë. Omeri po vinte pas meje. Profeti ﷺ më pyeti: "Çfarë ke, o Ebu Hurejre?" Unë i thashë: "E takova Omerin dhe i tregova për atë me të cilën më dërgove. Ai më goditi aq fort, sa më rrëzoi përtokë dhe më tha: "Kthehu."