1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Pasi jam ndarë prej teje, i kam thënë tri herë katër fjalë, të cilat, sikur të peshoheshin me ato që ke thënë ti sot, do të vinin më të rënda

عَنْ جُوَيْرِيَةَ أُمِّ المؤْمنينَ رَضيَ اللهُ عنها:
أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ خَرَجَ مِنْ عِنْدِهَا بُكْرَةً حِينَ صَلَّى الصُّبْحَ، وَهِيَ فِي مَسْجِدِهَا، ثُمَّ رَجَعَ بَعْدَ أَنْ أَضْحَى، وَهِيَ جَالِسَةٌ، فَقَالَ: «مَا زِلْتِ عَلَى الْحَالِ الَّتِي فَارَقْتُكِ عَلَيْهَا؟» قَالَتْ: نَعَمْ، قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «لَقَدْ قُلْتُ بَعْدَكِ أَرْبَعَ كَلِمَاتٍ، ثَلَاثَ مَرَّاتٍ، لَوْ وُزِنَتْ بِمَا قُلْتِ مُنْذُ الْيَوْمِ لَوَزَنَتْهُنَّ: سُبْحَانَ اللهِ وَبِحَمْدِهِ، عَدَدَ خَلْقِهِ وَرِضَا نَفْسِهِ وَزِنَةَ عَرْشِهِ وَمِدَادَ كَلِمَاتِهِ».

Xhuvejria, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se
Profeti ﷺ doli prej shtëpisë së saj herët në mëngjes, pasi e kishte falur sabahun, ndërsa ajo po rrinte aty ku ishte falur. Dikur, gjatë paradites, ai u kthye dhe e gjeti atë ulur, andaj i tha: “Ende qenke ashtu si të lashë?” Ajo iu përgjigj: “Po.” Atëherë Profeti ﷺ i tha: “Pasi jam ndarë prej teje, i kam thënë tri herë katër fjalë, të cilat, sikur të peshoheshin me ato që ke thënë ti sot, do të vinin më të rënda (ato janë): “Subhanallahi ve bihamdihi, adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi ve midade kelimatihi (I lartësuar dhe i lëvduar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij, aq sa Ai është i kënaqur, aq sa peshon Arshi i Tij dhe aq sa janë të shumta e të pafundme Fjalët e Tij).”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2726

Shpjegimi

Profeti ﷺ doli herët në mëngjes nga shtëpia e bashkëshortes së tij Xhuvejrijes, nënës së besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pasi e kishte falur namazin e sabahut, ndërkohë që ajo ishte e ulur në vendin e saj ku ishte falur. Pastaj ai u kthye pas mesditës, në kohën e duhasë, ndërsa ajo ende ndodhej në të njëjtin vend. Atëherë ai i tha: A je ende në gjendjen në të cilën të lashë? Ajo u përgjigj: ''Po!'' Profeti ﷺ tha: Pas teje kam thënë katër fjalë, të cilat i kam përsëritur tri herë. Po të krahasoheshin për nga shpërblimi me gjithë atë që ke thënë ti, gjatë gjithë kohës që ke qëndruar ulur, do të peshonin më rëndë se ato. (Subhanallah - i Lartësuar) dhe i pastër nga çdo mangësi është Allahuu (ve bihamdihi - dhe i lavdëruar qoftë). Pra, Atij i takon lavdërimi i bukur, që të ka udhëzuar drejt kësaj, (adede halkihi - aq sa është numri i krijesave të Tij), të cilin nuk mund ta numërojë askush përveç Allahut, (ve rida nefsihi - aq sa Ai është i kënaqur), aq sa e kënaq Atë me ata prej robërve të Tij, me të cilët Ai është i kënaqur; diçka që nuk mund të përfshihet, (ve zinete arshihi - aq sa peshon Arshi i Tij), që është krijesa më e madhe dhe më e rëndë, (ve midade kelimatihi - dhe aq sa janë të shumta e të pafundme Fjalët e Tij). Fjalët e Allahut janë të panumërta dhe të pafundme. Kjo përfshin dhe përmbledh këto tri aspekte, pasi boja e fjalëve të Tij, i Lartësuar qoftë Ai, është e pakufishme në shtrirje, përshkrim dhe numër. Megjithatë, qëllimi këtu është të theksohet bollëku i madh. Fillimisht përmendet një masë e numërueshme: numri i krijesave të Tij. Pastaj kalon në diçka edhe më të madhe, e shprehur si “Kënaqësia e Tij”. Më pas, përmendet pesha e krijesës më të madhe, Arshi (Froni hyjnor). E para lidhet me numrin dhe sasinë, e dyta me përshkrimin dhe cilësinë, ndërsa e treta me madhështinë dhe peshën.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i vlerës së këtyre fjalëve dhe inkurajimi për t’i thënë ato.
  2. Format e dhikrit (përmendjes së Allahut) ndryshojnë në vlerë, pasi disa forma janë më të mira se të tjerat.
  3. Neveviu teksa e komenton fjalën e Profetit ﷺ: "I lartësuar dhe i lëvduar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij", thotë: "Qëllimi këtu është të theksohet bollëku. Së pari përmendet ajo që mund të përfshihet nga një numër i madh: numri i krijesave, pastaj pesha e Arshit. Më pas ngrihet në diçka edhe më të madhe, e shprehur me këtë shprehje, që do të thotë diçka që nuk mund të numërohet, ashtu siç nuk mund të numërohen fjalët e Tij."
  4. Ibn Kajimi ka thënë: "Ajo që lind në zemrën e atij që e përmend Allahun duke thënë: “I lartësuar dhe i lëvduar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij,...” - prej njohjes, madhërimit dhe lartësimit të Allahut në këtë përmasë të caktuar - është më e madhe se ajo që lind në zemrën e atij që thotë vetëm: “Subhanallah”."
  5. Udhëzim drejt shprehjeve përmbledhëse që përmbajnë pak fjalë, por ngërthejnë në vete mirësi dhe shpërblime të mëdha.

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية