عَنِ ‌ابْنِ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما قَالَ:
تَوَضَّأَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مَرَّةً مَرَّةً.

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 157]
المزيــد ...

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon:
"Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët vetëm nga një herë."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 157]

Shpjegimi

Ndonjëherë, kur Profeti ﷺ merrte abdes, lante çdo pjesë të abdesit një herë, kështu që lante fytyrën, - përfshirë shpëlarjen e gojës dhe hundës, - duart dhe këmbët një herë. Kjo është pjesa e detyrueshme.

Mësime nga hadithi

  1. Është e detyrueshme larja e gjymtyrëve një herë, e çka shtohet më shumë se kaq është gjë e preferuar.
  2. Është e ligjësuar që ndonjëherë të merret abdes duke i larë gjymtyrët vetëm nga një herë.
  3. Fërkimi i kokës është i ligjësuar të bëhet vetëm një herë.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (58)