1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Hëngrëm syfyr me Profetin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” (Enesi tha) Unë e pyeta: "Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.”

عَنْ زَيْدِ بْنِ ثَابِتٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ:
تَسَحَّرْنَا مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، ثُمَّ قَامَ إِلَى الصَّلاةِ، قُلْتُ: كَمْ كَانَ بَيْنَ الأَذَانِ وَالسَّحُورِ؟ قَالَ: قَدْرُ خَمْسِينَ آيَةً.

Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Hëngrëm syfyr me Profetin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” (Enesi tha) Unë e pyeta: "Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1921

Shpjegimi

Disa prej shokëve të Profetit ﷺ hëngrën syfyr së bashku me të, pastaj ai u ngrit për namazin e sabahut. Enesi i tha Zejd ibn Thabitit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): "Sa ishte koha ndërmjet ezanit dhe përfundimit të syfyrit?" Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Sa koha për të lexuar pesëdhjetë ajete mesatare - as të gjata e as të shkurtra, dhe as me shpejtësi e as ngadalë."

Mësime nga hadithi

  1. Është e preferuar që syfyri të vonohet deri afër agimit, sepse vonimi i tij sjell më shumë dobi për trupin dhe i jep atij më shumë energji gjatë ditës.
  2. Përkushtimi i sahabëve për t'u tubuar me Profetin ﷺ, për të mësuar prej tij.
  3. Sjellja e butë e Profetit ﷺ ndaj shokëve të tij, ngase ai hante bashkë me ta.
  4. Koha e imsakut (ndalimit nga prishësit e agjërimit) është me lindjen e agimit.
  5. Fjala e tij: “Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit?,” nënkupton sa ishte koha ndërmjet përfundimit të syfyrit dhe ikametit, ashtu siç ka thënë në hadithin tjetër: “Sa kohë kishte mes syfyrit dhe namazit të tyre?” Hadithet e sqarojnë njëra-tjetrën.
  6. Muhelebi ka thënë: "Kjo tregon vlerësimin e kohës në bazë të veprimeve fizike. Arabët e lashtë e vlerësonin kohën sipas veprimeve, si për shembull duke thënë: “sa zgjat mjelja e një deleje” ose “sa zgjat therja e një deveje.” Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kaloi nga kjo mënyrë në matjen e kohës me lexim (të Kuranit), duke treguar se ajo kohë ishte kohë adhurimi përmes leximit. Po të kishin dashur ta matnin me diçka tjetër përveç një veprimi, ai do të kishte thënë, për shembull: “sa zgjat ecja e një distance të caktuar” ose “një e treta e një të pestës së një ore.”
  7. Ibn Ebi Xhemra ka thënë: "Profeti ﷺ e merrte parasysh atë që ishte më e lehtë për umetin e tij dhe vepronte në përputhje me të. Po të mos e hante syfyrin, ata do ta pasonin shembullin e tij, gjë që do të ishte e vështirë për disa prej tyre. Po ta hante syfyrin në mes të natës, kjo do të ishte gjithashtu sfiduese për ata që i mund gjumi, duke i çuar ndoshta në humbjen e sabahut, ose duke i detyruar të lodhen për të qëndruar zgjuar."

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية