عَنْ ابنِ عُمَرَ رَضيَ اللهُ عنهما عَنْ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنِ اقْتَنَى كَلْبًا إِلَّا كَلْبَ ضَارٍ أَوْ مَاشِيَةٍ نَقَصَ مِنْ عَمَلِهِ كُلَّ يَوْمٍ قِيرَاطَانِ»، قَالَ سَالِمٌ: وَكَانَ أَبُو هُرَيْرَةَ يَقُولُ: «أَوْ كَلْبَ حَرْثٍ»، وَكَانَ صَاحِبَ حَرْثٍ.

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 1574]
المزيــد ...

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që mban qen, në përjashtim të qenit të stërvitur (për gjueti), ose qenit për ruajtjen e bagëtisë, për çdo ditë i pakësohen nga dy kiratë nga shpërblimi i veprave të tij.” Salimi tha: “Ebu Hurejra thoshte: 'Ose qenit për ruajtjen e të mbjellave.', -e solli këtë transmetim), sepse Ebu Hurejra kishte të mbjella.”

[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 1574]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër mbajtjes së qenve, përveç për qëllime gjuetie ose për ruajtjen e bagëtive dhe të të mbjellave. Kush mban qen për arsye të tjera, atij i pakësohet çdo ditë shpërblimi i veprave nga dy kiratë, një masë e veçantë shpërblimi e njohur te Allahu i Lartësuar.

Mësime nga hadithi

  1. Nuk lejohet që muslimani të mbajë qen, përveç në rastet që janë përjashtuar nga kjo ndalesë.
  2. Mbajtja e qenve është e ndaluar për shkak të dëmeve dhe pasojave të shumta që lidhen me ta. Është vërtetuar saktë nga Profeti ﷺ se melekët nuk hyjnë në shtëpinë ku ka qen. Po ashtu, qeni bart një papastërti të rëndë, e cila pastrohet vetëm me larje të përsëritura me ujë dhe dhé.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (44)
Më shumë