عَنْ ابْنِ عُمَرَ رَضيَ اللهُ عنهُما أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَا حَقُّ امْرِئٍ مُسْلِمٍ لَهُ شَيْءٌ يُوصِي فِيهِ، يَبِيتُ ثَلَاثَ لَيَالٍ، إِلَّا وَوَصِيَّتُهُ عِنْدَهُ مَكْتُوبَةٌ»، قَالَ عَبْدُ اللهِ بْنُ عُمَرَ رضي الله عنهما: «مَا مَرَّتْ عَلَيَّ لَيْلَةٌ مُنْذُ سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ ذَلِكَ إِلَّا وَعِنْدِي وَصِيَّتِي».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 1627]
المزيــد ...

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Një muslimani, që ka diç për të lënë testament, s'duhet t'i kalojnë tri net pa e pasur testamentin të shkruar pranë vetes.” Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte: “Qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e përmendur këtë, nuk më ka kaluar asnjë natë, përveçse testamentin e kisha pranë vetes.”

[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 1627]

Shpjegimi

Profeti ﷺ tregoi se muslimani që ka ndonjë të drejtë ose pasuri për të lënë me testament, qoftë edhe të vogël, nuk duhet të kalojë tri net pa e shkruar testamentin e tij dhe pa e mbajtur atë gati pranë vetes. Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "Që nga dita kur e dëgjova Profetin ﷺ ta thoshte këtë, nuk kam kaluar asnjë natë pa e pasur testamentin tim gati pranë meje."

Mësime nga hadithi

  1. Legjitimiteti i hartimit të testamentit dhe nxitja për ta bërë atë sa më shpejt, me qëllim që të sqarohen çështjet, të zbatohet urdhri i Ligjvënësit, të përgatitet njeriu për vdekjen dhe të mendojë për hollësitë e tij dhe përfituesit e tij para se ta pengojë ndonjë rrethanë.
  2. Vasijeti (testamenti): është një porosi, me të cilën njeriu ia beson dikujt administrimin e një pjese të pasurisë së tij pas vdekjes, cakton dikë që të kujdeset për fëmijët e tij të mitur ose ia lë në amanet dikujt ndonjë çështje apo pronë, që i përket atij pas vdekjes.
  3. Testamenti ndahet në tri kategori: 1. I pëlqyer: Testamenti me të cilin një pjesë e pasurisë lihet për bamirësi ose vepra të mira, në mënyrë që shpërblimi i tyre të vazhdojë t'i arrijë edhe pas vdekjes. 2. I detyrueshëm: Testamenti që përfshin të drejtat e papërmbushura, qofshin ato të drejta ndaj Allahut të Lartësuar, si zekati i papaguar, shlyerja e ndonjë shpagimi ose detyrime të tjera fetare, apo të drejta ndaj njerëzve, si borxhet ose amanetet. 3. I ndaluar: Testamenti që tejkalon një të tretën e pasurisë ose që përfshin lënien e pasurisë për një trashëgimtar.
  4. Ky hadith tregon vlerën e Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), nxitimin e tij në vepra të mira dhe zbatimin e urdhrave të Ligjvënësit të Urtë.
  5. Ibn Dekik Idi ka thënë: "Lejimi i dy ose tri netëve është për të lehtësuar vështirësinë dhe mundimin."
  6. Çështjet e rëndësishme duhet të dokumentohen me shkrim, sepse kjo siguron saktësi më të madhe dhe ruan më mirë të drejtat.
Shfaq përkthimet
Gjuha: الإنجليزية الأوردية الإسبانية Më shumë (39)
Më shumë