عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ رَضيَ اللهُ عنه قَالَ:
أَمَرَنَا رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِسَبْعٍ، وَنَهَانَا عَنْ سَبْعٍ: أَمَرَنَا بِعِيَادَةِ الْمَرِيضِ، وَاتِّبَاعِ الْجَنَازَةِ، وَتَشْمِيتِ الْعَاطِسِ، وَإِبْرَارِ الْقَسَمِ، أَوِ الْمُقْسِمِ، وَنَصْرِ الْمَظْلُومِ، وَإِجَابَةِ الدَّاعِي، وَإِفْشَاءِ السَّلَامِ، وَنَهَانَا عَنْ خَوَاتِيمَ -أَوْ عَنْ تَخَتُّمٍ- بِالذَّهَبِ، وَعَنْ شُرْبٍ بِالْفِضَّةِ، وَعَنِ الْمَيَاثِرِ، وَعَنِ الْقَسِّيِّ، وَعَنْ لُبْسِ الْحَرِيرِ وَالْإِسْتَبْرَقِ وَالدِّيبَاجِ.

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 2066]
المزيــد ...

Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të lutemi për atë që teshtin, t’ia përmbushim betimin ose kërkesën e atij që na është betuar, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe ta përhapim selamin. Ndërkaq, na ka ndaluar unazën e arit (ose ka thënë: rrethin e arit), pirjen në enë argjendi, nga shalat dhe shtrojat e mëndafshta, veshjet e mëndafshta, si dhe nga veshja e armaçit, mëndafshit (të zakonshëm), dhe mëndafshit të vrazhdë (istebrak).”

[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 2066]

Shpjegimi

Profeti ﷺ i urdhëroi muslimanët me shtatë gjëra dhe i ndaloi nga shtatë të tjera: Ato që i urdhëroi janë: së pari, vizita e të sëmurit; së dyti, përcjellja e xhenazes, pjesëmarrja në namazin e të vdekurit, varrosja e tij dhe lutja për të; së treti, lutja për atë që teshtin dhe e falënderon Allahun duke i thënë: “Allahu të mëshiroftë”; së katërti, përmbushja e betimit të atij që betohet dhe besimi i tij, domethënë se nëse dikush betohet për një çështje dhe ti je në gjendje ta bësh atë të jetë e vërtetë, atëherë vepro ashtu; në mënyrë që të mos e detyrosh të shlyejë betimin e tij; së pesti, mbështetja e të shtypurit, duke e ndihmuar dhe duke penguar çdo dëm që i bëhet nga shtypësi, sipas mundësisë; së gjashti, përgjigjja ndaj ftesës për ushqim, si dasma, akika (therja e kafshës pas lindjes së fëmijës) ose raste të tjera të ngjashme; së shtati, dhënia e selamit, përhapja dhe kthimi i tij. Ndërsa ato që i ndaloi janë: së pari, mbajtja e unazave të arit dhe marrja e tij si zbukurim; së dyti, pirja në enë argjendi; së treti, ulja mbi mejathir, që janë shtroja prej mëndafshi që vendosen mbi shalën e kalit ose të devesë; së katërti, veshja e një rrobe prej liri të përzier me mëndafsh, e quajtur “kasij”; së pesti, veshja e mëndafshit; së gjashti, veshja e istabrakut, që është mëndafsh i trashë; dhe së shtati, veshja e dibaxhit, që është lloji më i mirë dhe më i çmuar i mëndafshit.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i disa të drejtave të një muslimani ndaj vëllait të tij musliman.
  2. Rregulli bazë është se çdo gjë në fe, qoftë urdhër apo ndalim, zbatohet për burrat dhe gratë, përveç nëse është përcaktuar si karakteristikë e burrave ose si karakteristikë e grave.
  3. Hadithe të tjera tregojnë se grave u ndalohet të përcjellin xhenazet.
  4. Hadithe të tjera tregojnë se grave u lejohet të mbajnë ar dhe mëndafsh.
Shfaq përkthimet
Gjuha: الإنجليزية الأوردية الإسبانية Më shumë (39)