عَنْ عُقْبَةَ بْنَ عَامِرٍ الْجُهَنِيَّ رضي الله عنه قَالَ:
ثَلَاثُ سَاعَاتٍ كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَنْهَانَا أَنْ نُصَلِّيَ فِيهِنَّ، أَوْ أَنْ نَقْبُرَ فِيهِنَّ مَوْتَانَا: حِينَ تَطْلُعُ الشَّمْسُ بَازِغَةً حَتَّى تَرْتَفِعَ، وَحِينَ يَقُومُ قَائِمُ الظَّهِيرَةِ حَتَّى تَمِيلَ الشَّمْسُ، وَحِينَ تَضَيَّفُ الشَّمْسُ لِلْغُرُوبِ حَتَّى تَغْرُبَ.
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 831]
المزيــد ...
Ukbe ibn Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“I Dërguari i Allahut ﷺ na ka ndaluar të falemi dhe t'i varrosim të vdekurit tanë në tri kohë: Kur Dielli të lindë qartë, derisa të ngrihet, kur Dielli është në zenit derisa të lëvizë, dhe kur Dielli të ulet për të perënduar, derisa të perëndojë.”
[Sahih] - [Transmeton Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 831]
Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi faljen e namazit vullnetar dhe varrosjen e të vdekurit në tri kohë gjatë ditës: Koha e parë: Kur Dielli fillon të lindë qartë, që nga çasti kur shfaqet, deri sa të ngrihet në lartësinë e një shtize, që vlerësohet afërsisht sa një çerek ore. Koha e dytë: Kur Dielli është në mes të qiellit dhe nuk ka hije as nga lindja e as nga perëndimi, derisa të fillojë të anojë nga mesi i qiellit dhe të shfaqet një hije në anën lindore, duke shënuar fillimin e kohës së namazit të drekës. Kjo është një periudhë e shkurtër, afërsisht pesë minuta. Koha e tretë: Kur Dielli anon dhe fillon të perëndojë, deri sa të perëndojë plotësisht.